Maqedoni

Ambasadorja amerikane, Kate Marie Byrnes, vizitoi UT-në

03.12.2019 18:01

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kate Marie Byrnes, vizitoi Universitetin e Tetovës....

Fillimisht, Byrnes u prit nga rektori i universitetit, Vullnet Ahmeti, i cili theksoi se kjo vizitë realizohet në një muaj të veçantë për këtë institucion të dëshmuar në veprimtarinë arsimoro-shkencore.
 
Ambasadorja Byrnes theksoi se është nder për të  që të jetë prezente në UT, në institucionin që u ka dhënë shumë mundësi të rinjve për shkollim dhe edukim.
 
“Gjithmonë kam kërkuar që të vizitoj universitetin tuaj, të kem mundësi të flas me studentët, sepse është një vend i të rinjve me aspirata për të ardhmen dhe mendoj se kjo është e rëndësishme për mua dhe për misionin tim këtu. Faleminderit për bashkëbisedimin, për bashkëpunimin me ju.”,- u shpreh ambasadorja e ShBA-ve në RVM, Kate Marie Byrnes.
 
Ambasadorja Byrnes po ashtu diskutoi me studentët çështjet e integrimit të vendit në NATO, BE dhe reformat që duhen bërë në vend.
 
VISAR SADIKI