Maqedoni

“Non paper”-i francez, OJQ-të: Diskutim serioz e gjithëpërfshirës

03.12.2019 18:23

Organizatat joqeveritare konstatojnë se “non-paperi” francez duhet të pranohet seriozisht....

Organizatat joqeveritare konstatojnë se “non-paperi” francez duhet të pranohet seriozisht, madje kërkojnë debat më të gjerë për t’u sqaruar se çka parasheh ky dokument dhe cila do të duhet të jetë “Trajektorja” e RMV-së në rrugëtimin drejt BE-së. OJQ-të apeluan që Qeveria në këtë debat të përfshijë  edhe sektorin civil edhe grupet formale dhe joformale të qytetarëve.  
 
 “Metodologjia nuk është çështje teknike, nën këtë fjalë praktikisht qëndrojnë shumë mekanizma që ndikojnë edhe në vetë dinamikën e procesit, por edhe atë se si do të realizohet kushtëzimi. Realisht çështje e madhe është se kush do të jetë nxitja nëse këtu nuk bëhen korrigjime të caktuara.”,- tha Malinka Ristevska Jordanovska nga IPE.
 
Analistët e huaj presin gjatë muajve në vijim debat të nxehtë brenda BE-së dhe sipas tyre vështirë të arrihet konsensus para prillit.
 
“Në Holandë dhe besoj edhe në vende të tjera anëtare ka pasur një tension të ripërtërirë për procesin e zgjerimit dhe politikbërësit kanë kërkuar të gjejnë rrugë për të përmirësuar procesin dhe të vënë në lëvizje angazhimin ndaj rajonit. Tani kemi një mundësi të veprojmë dhe para zgjedhjeve të reja në Maqedoninë e Veriut në prill, BE-ja duhet të dalë me një proces të reformuar.”,- u shpreh Vouter Zvest nga Instituti Hulumtues i Clingendaelit.
 
“Unë besoj fuqishëm se duhet të luani një rol të rëndësishëm nga organizatat qeveritare nga Ballkani perëndimor, nga qeveritë dhe krerët e shteteve, të ulen së bashku dhe të mendojnë se çfarë të bëjnë me të, çfarë propozimi t’i japin Komisionit Evropian dhe vendeve anëtare.”,- tha Sebastian Grikourt  nga Fondacioni “Zhon Zhures” në Francë.
 
OJQ-të u shprehën optimistë të rezervuar rreth mundësisë që vendi të marrë datë për fillimin e bisedimeve në muajin janar, por ndoshta më reale do të ishte muaji prill, kur deri më atëherë priten që vendet e BE-së të kenë një  pozicion më të qartë për fatin e Ballkanit perëndimor.
 
FITIM KRYEZIU