Maqedoni

Eurointegrimet, Timonie: Kërkesat të realizohen në vepër

03.12.2019 18:31

Franca vlerëson se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të hyjnë në familjen e evropiane...

Franca vlerëson se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të hyjnë në familjen e evropiane, por kjo duhet bërë me ndryshime faktike dhe joformale. Ambasadori Timonie thotë se kjo kërkohet pikërisht nëpërmjet metodologjisë së re, që nënkupton sundimin e së drejtës dhe respektimin e të drejtave të njeriut.
 
“Nuk është vetëm të votohen ligje në kuvend me aq lehtësi, e të mos përputhen me realitetin ose me jetën të cilën njerëzit e jetojnë dhe të kenë rrezik të humbin vullnetin dhe të largohen nga rruga europiane dhe ta bëjnë atë vetëm rrugë formale. Ky është një rrezik që shumë qartë po interpretohet në disa shtete.”,- tha ambasadori i Francës, Kristian Timonie.
 
Jazbec: Ndryshimet, para hapjes së bisedimeve
 
Ambasadori i Sllovenisë, Milan Jazbec, tha se përmirësimi i të drejtave dhe lirive të njeriut do të duhet të shndërrohet në sistem integrues para hapjes së bisedimeve. Kjo, sipas tij, do t’i shpinte para vendet kandidate në procesin integrues.
 
“Ajër i pastër gjatë dimrit, çfarë nënkupton kjo në Shkup apo në Tetovë? Çfarë politikanët bëjnë të bëhet më mirë për gjithë qytetarët? Askush s’duhet të presë nisjen e bisedimeve për zgjerim të BE-së që të merret me këto çështje. Sa më herët tejkalohen këto probleme, atëherë do të ketë gjendje më të mirë në procesin e negociatave. Kjo sipas meje është një prej shembujve më të mirë për të drejtat e njeriut dhe në procesin e integrimit të rajonit në BE.”,- tha ambasadori i Sllovenisë, Milan Jazbec.
 
Analisti politik për Ballkanin Perëndimor, Andre De Munter, thekson se në qendër të vëmendjes të Brukselit zyrtar mbetet integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Union, duke vlerësuar dokumentin fran¬cez si pozitiv në disa segmente, i cili megjithatë duhet diskutuar. Komentet u bënë në debatin për procesin eurointegrues nga aktivistët e rinj të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë.
 
MERAL ISMAILI