Maqedoni

Berns: Integrimet, të rëndësishme për të ardhmen e RMV-së

03.12.2019 18:47

Ambasadorja e SHBA-së, Kejt Meri Bërns, mbajti ligjëratë me rastin e 25 vjetorit të themelimit të Universitetit të Tetovës....

Ambasadorja nënvizoi rëndësinë e integrimit të vendit në strukturat euroatlantike. “Përveç kësaj, krijimi i një sistemi të mirë në shtet është mënyra e vetme që të mbahen të rinjtë në shtëpi”,- potencoi Bërns.
 
“Për Ju ishte zhgënjim, por edhe ne ishim të zhgënjyer dhe konsiderojmë se është gabim vendimi të mos ketë datë për fillimin e negociatave. Shpresojmë se BE-ja do ta korrigjojë gabimin, sepse ky është një vendim strategjik i Evropës dhe i Maqedonisë. Duhet të pranohet puna e palodhshme në shtet për integrimet. Të rinjtë duhet të ardhmen e tyre ta shohin këtu dhe të jenë liderët e ardhshëm në vend. Njerëzit në shtet duan të fokusohen në të ardhmen, duan përgjigje, duan mundësi dhe duan që sistemi dhe institucionet t’i mbështesin përpjekjet e tyre dhe t’i mbështesin ato ndryshime. Shpresoj se do ta përdorni zërin tuaj dhe do ta siguroni të ardhmen që e meritoni.”,- deklaroi ambasadorja e SHBA-ve në RMV, Kejt Meri Bërns.