Maqedoni
Aleanca për Shqiptarët: Spitali i Kërçovës, instrument premtues parazgjedhor
03.12.2019 19:12
Dega e ASh-së në Kërçovë akuzon BDI-në për zvarritjen e punëve ndërtimore në spitalin e Kërçovës...

Genc Selmani - këshilltar i kësaj partie në Këshillin komunal të Kërçovës, potencoi se spitali i Kërçovës, i premtuar që në vitin 2013, shpeshherë në të kaluarën është përdorur si instrument premtues në fushata parazgjedhore. Nga ASH pyesin se kur më në fund do të përfundojë ky spital.
“Vetëm për ta kujtuar BDI-në që spitali i Kërçovës është dashur që të kryhet që në vitin 2015 kur edhe e premtuan si projekt kapital në fushatën e zgjedhjeve të 2013. Që ta vërtetoni se nuk e keni në plan ndërtimin e këtij objekti vetëm ju kujtojmë deklaratat e funksionarëve të BDI-se, të cilët në çdo fushatë zgjedhore premtonin vendosjen në funksion të objektit të papërfunduar, i cili edhe sot e kësaj dite është në gjendjen e njëjtë që nga viti 2013.”,- theksoi këshilltari i ASh-së në komunën e Kërçovës, Genc Selmani.
