Botë
Afganistan, vriten pesë afganë dhe plagoset një mjek japonez
04.12.2019 10:22
Persona të armatosur kanë hapur zjarr ndaj një makine që transportonte një punonjës humanitar japonez në lindje të Afganistanit...

Persona të armatosur kanë hapur zjarr ndaj një makine që transportonte një punonjës humanitar japonez në lindje të Afganistanit, duke e plagosur rëndë atë dhe duke vrarë pesë afganë.
Attaullah Khogyani, zëdhënësi i provincës Nangarhar, tha se sulmi u bë në mëngjesin e 4 dhjetorit në kryeqytetin krahinor, Xhalalabad.
Tetsu Nakamura, një mjek që drejton organizatën joqeveritare japoneze Peace Japan Medical Service, u plagos rëndë. Të vrarët janë rojet e tij dhe shoferi i makinës.
Ai ka punuar në rajon për më shumë se një dekadë dhe së fundmi iu dha shtetësia afgane e nderit nga presidenti, Ashraf Ghani. Askush nuk mori përsipër përgjegjësinë për sulmin.
Në Afganistan janë aktive dy grupet militante islamike: grupi i talibanëve dhe Shteti Islamik. Talibanët kanë qenë “grupi terrorist më vdekjeprurës” vitin e kaluar, është thënë në një sondazh të ri, teksa militantët e këtij grupi kanë shtuar aktivitetin terrorist në Afganistan.
