Mungon dëshmitari, shtyhet për më 29 janar gjykimi për “Titanik 3”
Është shtyrë për më 29 janar gjykimi për “Titanik 3”, për shkatërrimin e materialit zgjedhor në zgjedhjet lokale në vitin 2013...

Seanca u shty sepse nuk u arrit të sigurohej dëshmia e njërit prej dëshmitarëve që ka paraqitur vendbanim në Gjermani.
Në seancën paraprake, gjykata urdhëroi që nëse nuk mund të sigurohet prania e dëshmitarit në sallë, ai të mund të dëgjohet përmes video konferencës, por edhe kjo nuk u realizua dot.
Në “Titanik 3”, të akuzuar janë dy zyrtarë të BDI-së, Ejup Alimi dhe Ismet Guri. Sipas aktakuzës ata ngarkohen se si anëtar të Komisionit Zgjedhor në komunën e Çairit, në zgjedhjet lokale në vitin 2013, kanë shkatërruar material zgjedhor.
Paraprakisht nga lënda u largua me kërkesë të saj gjykatësja, Ole Ristova, e tashmë lëndën e udhëheq gjykatësja, Marija Kletniçka.
