Maqedoni

Rasti “Reket”, shqiptohet aktgjykimi për Milevskin

04.12.2019 11:19

Në Gjykatën Penale sot në mesditë do të shqiptohet aktgjykimi i parë për rastin “Reket”...

Në Gjykatën Penale sot në mesditë do të shqiptohet aktgjykimi i parë për rastin “Reket”, pasi dje në seancën e parë gjyqësore i akuzuari i tretë, Zoran Milevski – Kiçeec, e pranoi fajin për këtë vepër. Milevski akuzohet për “pranim të shpërblimit për ndikim të jashtëligjshëm”.

Mbrojtja e Zoran Milevski - Kiçeec, avokati Aleksandër Novakovski, në fjalën përfundimtare tha se i akuzuari që nga fillimi i procesit kishte mundësi që si dëshmitar ta shmang aktakuzën, por ai nga mosdija është vënë në situatë që të jetë i akuzuar.

“Gjykata të ketë parasysh se është baba i pesë fëmijëve minorenë dhe deri më tani nuk është dënuar. Ai që nga vetë fillimi, edhe pse nuk e pranoi fajin, e fliste të vërtetën para Prokurorisë Publike. Besoj se Gjykata do ta vlerësojë edhe pranimin e fajit”,- deklaroi avokati Aleksandër Novakovski.

Prokurorja, Villma Ruskoska, në fjalën hyrëse theksoi se do të bëhen të ditura dëshmi se Boki 13 përmes Kiçeecit të parët kishin filluar kontaktet me Ana Kamçevën dhe se nuk ka harruar që ta marrë çantën e mbushur me para.

“Duke pasur parasysh se i akuzuari e pranoi fajin, propozoj që Gjykata t’i shqiptojë dënim”,- tha Ruskoska.

Procesi gjyqësor “Reket” vazhdon të premten kundër Bojan Jovanovskit – Boki 13 dhe ish prokurores speciale publike, Katica Janeva.