Maqedoni
29 shtetet konfirmojnë se NATO është e fortë, RMV konsiderohet si anëtare e barabartë
04.12.2019 12:50
Konferenca përfundimtare e Samitit dyditor të NATO-s do të miratojë një deklaratë të përbashkët...
Konferenca përfundimtare e Samitit dyditor të NATO-s do të miratojë një deklaratë të përbashkët për të dhënë sinjalin e sigurt se NATO është e fuqishme, NATO mbetet besnike e parimeve të saj për të siguruar paqen edhe stabilitetin si dhe për të luftuar krimin e organizuar dhe terrorizmin.
Më pas vjen edhe foto familjare e 29 vendeve anëtarëve të NATO-s, ku do të jetë edhe kryeministri i RMV-së, Zoran Zaev.
Për herë të parë RMV ka vend të rezervuar në tryezën e përbashkët të vendeve anëtare, që do të thotë se NATO e llogarit vendin tonë si anëtaren e 30 të saj, si anëtare të barabartë.
Pas deklaratës së përgjithshme është paralajmëruar edhe pres konferenca e sekretarit të përgjithshëm të aleancës, Jens Stoltenberg, si dhe një pres konferencë e kryeministrit, Zoran Zaev, për mediat e RMV-së që ndjekin nga afër punimet e samitit dyditor.
FATOS MUSLIU
