Barcelona fiton derbin ndaj Atletico Madrid

01.12.2019 14:04

Barcelona e ka fituar derbin e javës së 15-të në La Liga, pasi e ka mposhtur Atletico Madridin në udhëtim me rezultat minimal 1-0...

Los Cholchoneros e filluan mjaftë mirë ndeshje, duke e rrezikuar disa herë portën e Blaugranasëve, por Marc-Andre ter Stegen. Katalunasit filluan të këndellen më pas, duke e rrezikuar portën e Jan Oblakut me anë të Lionel Messit dhe Luis Suarezit. Pjesa e parë përfundoi me gola të paprekura, por në të dytën kishim një skenar tjetër.
 
Barcelona filloi të rrezikonte më shumë portën e Atleticos, por as këta të fundit nuk i ndalin sulmet në drejtim të portës së tyre. Kampioni në fuqi i La Liga-së arriti ta zhbllokonte rezultatin kur kishin mbetur edhe katër minuta nga koha e rregullt. Ishte pesë herë fituesi i Topit të Artë ai që e shënoi golin e vetëm në këtë takim, e që befasoi madje edhe Oblakun. Rezultati në këtë derbi do të ishte më ndryshe, po të mos ishin në portë gjermani dhe slloveni, që ishin në natën e tyre.
 
Pas javës së 15-të, Barcelona është lider me 31 pikë, aq sa ka edhe Real Madridi në të dytin, ndërsa Atletico gjendet në pozitën e gjashtë me 25 sosh. Në xhiron e 16-të, skuadra e Ernesto Valverdes do të takohet me Mallorcan, derisa ajo e Diego Simeones do të ketë punë me Villarealin.