Dallas e Doncic ndërprejnë serinë prej 10 fitoreve të Lakers

01.12.2019 14:08

Dallas Mavericks ka shkaktuar befasinë e mbrëmjes ë NBA....

Skuadra nga Teksasi i ka dhënë fund serisë fantastike të Lakers prej 10 fitoreve radhazi duke triumfuar në Staples Center me 14 pikë diferencë 110:114. Luka Doncic si gjithnjë ishte më meritori për këtë fitore të Mavericks me 27 pikë, nëntë kërcime e 10 asistime. Me lojë të mirë u dallua Delon Ëright që shtoi 17 pikë e nëntë asistime. 
 
Te Lakers më të dalluarit ishin dyshja Anthony Davis me 27 pikë e 10 kërcime si dhe LeBron James që shtoi 25 pikë të tjera, por që nuk mjaftuan për fitore. Për Mavericks kjo ishte fitorja e 13-të këtë edicion në NBA derisa ka pësuar edhe gjashtë disfata. Në anën tjetër Lakers vazhdojnë të mbesin skuadra më e mirë në Konferencën e Perëndimit me 17 fitore e tri humbje.