Për herë të gjashtë! Lionel Messi shpallet ‘mbret i futbollit’, fiton “Topin e Artë”

02.12.2019 14:09

Lionel Messi është shpallur mbreti i futbollit! Për herë të gjashtë, sulmuesi argjentinas ka fituar trofeun “Topi i Artë”...

Lionel Messi është shpallur mbreti i futbollit! Për herë të gjashtë, sulmuesi argjentinas ka fituar trofeun “Topi i Artë”, duke u përcaktuar si lojtari më i mirë i sezonit.
 
Kjo është hera e gjashtë që Messi merr në duar këtë trofe, duke lënë pas dy favoritët e tjerë Virgil Van Dijk dhe Cristiano Ronaldon. Ky i fundit madje nuk ka marrë pjesë fare në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në “France Football”. Me numrin e “Topave të artë” të fituar pas sulmuesit argjentinas vjen Ronaldo, i cili ka marrë pesë të tillë.