Giannis një përbindësh, Milwaukee bën ligjin në NBA

02.12.2019 14:10

Skuadra e Milwaukee dominon renditjen në Konferencën e Lindjes, pas fitores 132-88 ndaj New York....

Skuadra e Milwaukee dominon renditjen në Konferencën e Lindjes, pas fitores 132-88 ndaj New York, ndeshje e dominuar nga vendasit. Kjo është fitorja e 12-të radhazi për Bucks, ku sërish shkëlqeu Giannis Antetokounmpo, MVP i sezonit të kaluar. Ai realizoi 29 pikë e 15 rebound për vendasit. Fiton edhe skuadra e Chicago, që mundi 113-106 Sacramento, sfidë ku diferencën e bëri LaVine me 28 pikë.
 
Jashtë fushe fiton ekipi i Indiana, 117-104 Memphis, sfidë ku diferencën e bëri kolektiviteti i Pacers. 7 lojtarë të Indiana realizuan mbi 10 pikë (Brogdon 19 pikë më i miri). Skuadra e Philadelphia, falë 26 pikëve të Harris, mundi 103-96 Utah Jazz, ndërsa Atlanta triumfoi 104-79 ndaj nënkampionëve të Golden State (Young 24 pikë).
 
NBA – Rezultatet e sotme
Charlotte – Phoenix, 104-109
Philadelphia – Utah Jazz, 103-94
Atlanta – Golden State, 104-79
Memphis – Indiana, 104-117
Milwaukee – New York, 132-88
Sacramento – Chicago, 106-113