Maqedoni
Oda e Kontabilistëve: Ligjet ndryshohen shpesh, pa asnjë strategji
04.12.2019 16:42
Rregullativat ligjore që ndryshohen shpesh dhe efektet e ndryshimit...

Rregullativat ligjore që ndryshohen shpesh dhe efektet e ndryshimit, sidomos tek ligjet e taksave mbi ekonominë, janë njoftim për një krizë të re. Nga Oda e Kontabilistëve thonë se ndryshimet e shpeshta në legjislacionin tatimor shkaktojnë pasiguri që ngadalësojnë rritjen e ekonomisë, krijojnë pakënaqësi tek qytetarët dhe ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e ekonomisë gri.
“Ligjet në fushën e taksave ndryshohen shumë shpesh, e më shpesh në një procedurë të shpejtë dhe pa u konsultuar me ekonominë. Shumë shpesh është miratuar një zgjidhje ligjore që është e pazbatueshme në praktikë dhe për zbatimin e së cilës nuk ka kornizë të paravendosur të sistemit. Shpesh ligjet e reja janë të pazbatueshme, pasi ato bien ndesh me legjislacionin tjetër ekzistues, që do të thotë se ato miratohen pa analiza të duhura paraprake.”,- deklaroi kryetari i Odës së Kontabilistëve, Dragan Mitkovski.
“Nuk ka strategji për atë që kërkohet dhe si të arrijmë deri tek ajo, por vendimet merren në baza ditore-politike. Disa ndryshime ligjore si ai për rritjen e pagës minimale, mund të duket se është e mirë për një kategori të caktuar qytetarësh, në planin afatgjatë, siç paralajmëroi FMN në raportin e tij të fundit, ai nuk do të zvogëlojë varfërinë, por do ta rrisë ekonominë gri.”,- tha anëtari i Bordit të Kontabilistëve, Bllagoja Grozdanov.
Nga Oda e Kontabilistëve thonë se administrata jonë është e paaftë e cila mendon se po punon dhe sjell vetëm ligj, gjë që godet në shpinën e qytetarëve dhe kompanive në vend.
SEDAT SELIMI
