Maqedoni
Instituti i Patofiziologjisë, aparat i ri për diagnostikim të tiroideve
04.12.2019 17:00
Pas një shfrytëzimi dhjetëvjeçar, u zëvendësua më në fund aparati i vjetër për diagnostikimin e gjëndrës tiroide....

Në Institutin e Patofiziologjisë, pacientët presin me muaj të caktojnë kontrolle e numri i tyre rritet. Brenda një viti në këtë institut kryhen më shumë se 20 mijë kontrollime dhe gjysma e pacientëve kanë nevojë për analiza shtesë dhe për këtë arsye ishte e domosdoshme pajisje bashkëkohore. Pajisja e re pritet të shkurtojë kohën e pritjes.
“Rregullimi i funksionit të gjëndrës tiroide, por edhe karcinomi tiroid bashkë me melomin malinj, janë tumore malinje, që tregojnë incidencë të madhe gjatë diagnostikimit, andaj trajtimi adekuat nga ky aparat ultra zë do të ndihmojë në diagnostikimin më të mirë dhe për terapi më efikase për të sëmurët.”,- tha Daniella Milladinova nga Instituti i Patofiziologjisë.
“Ky eko - aparat do të mundësojë rritje të madhe të numrit të pacientëve që janë të diagnostikuar, gjithashtu shkurtohet koha e pritjes së tyre, forma më bashkëkohore e diagnozës e udhëhequr nga ultra zëri, me qëllim që të mënjanohen komplikimet.”,- u shpreh ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.
Instituti i Patofiziologjisë ka fituar grand prej 23 mijë eurosh nga Ambasada e Japonisë, për furnizimin e aparatit me të cilin përmes diagnostikimit të gjëndrës tiroide me ultra zë do të kryhen të gjitha analizat e duhura.
VLORA LATIFI TOPOJANI
