Botë

NATO: Terrorizmi mbetet kërcënim i vazhdueshëm

04.12.2019 20:06

Në deklaratën finale të samitit të NATO-s në Londër, thuhet qartë se terrorizmi

Në deklaratën finale të samitit të NATO-s në Londër, thuhet qartë se terrorizmi në të gjitha format dhe manifestimet e tij mbetet një kërcënim i vazhdueshëm për të gjithë ne. Aleanca rikonfirmon angazhimin solemn, ashtu si është parashikuar në nenin 5 të Traktatit të Uashingtonit se sulmi ndaj një aleati do të konsiderohet sulm kundër të gjithëve, sipas dokumentit themelues të NATO-s.
 
Aleanca theksoi se ky samit u zhvilluan në nderim të 70-vjetorit të Aleancës më të fortë dhe më të suksesshme në histori dhe për të shënuar 30-vjetorin e rënies së Perdes së Hekurt. Në deklaratë thuhet se NATO garanton sigurinë e territorit tonë dhe të një miliardë qytetarëve tanë, lirinë tonë dhe vlerat që ne ndajmë, përfshirë demokracinë, lirinë individuale, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit.Dokumenti po ashtu përmend debatin e vazhdueshëm mbi nxitjen e investimeve në mbrojtje, investimin në aftësi të reja dhe kontributin e më shumë forcave në misionet dhe operacionet e NATO-s.