Botë
Trump quan kryeministrin kanadez njeri “me dy fytyra”
04.12.2019 22:01
Presidenti amerikan Donald Trump e ka quajtur kreyministri kanadez Justin Trudeau një njeri "me dy fytyra"....

Komenti i tij erdhi pas një video në të cilën lideri kanadez duket sikur po tallet me Trump në një takim të drejtuesve të NATO-s.
Pamjet treguan Trudeau, kryeministrin britanik Boris Johnson dhe liderin francez Emmanuel Macron duke diskutuar një konferencë shtypi të nga Trump.
Udhëheqësit e Nato ranë dakord për unitet por samiti në 70 vjetorin e krijimit të aleancës të mbajtur në Londrës gjithashtu pati disa përplasje.
Trump anuloi një konferencë për shtypi të planifikuar pas samitit.
Ai u tha gazetarëve: "Mendoj se kemi bërë shumë konferenca shtypi."
Videoja e shkurtër e postuar në Twitter nga media shtetërore kanadeze, CBC, trego Trudeaun duke biseduar me një grup drejtuesish, përfshirë Johnson, Macron, Mark Rutte dhe vajzën e Mbretëreshës Elizabeth, Princeshën Anne në Buckingham Palace.
Në fillim të videos, Johnson pyet Macron: "A është kjo arsyeja pse ju vonuat?"
Trudeau pastaj ndërhyri: "Është vonë sepse pati një konferencë shtypi 40-minutëshe.”
Asnjëri prej tyre nuk e dinte që po regjistroheshin.
Në përgjigje, Trump tha se Trudeau është me dy fytyra.
“Unë mendoja se është djali i mirë, por e vërteta është se unë e thirra atë për faktin se nuk po paguan 2% të PBB-së kombëtare për mbrojtjen në aleancë dhe mendoj se ai nuk është shumë i lumtur për këtë. Ai nuk po paguan 2% dhe duhet të paguajë. Kanadaja, ata kanë para. Unë mund ta imagjinoj që ai nuk është aq i lumtur,”-shtoi ai.
I pyetur në lidhje me videon, Johnson u tha gazetarëve: "Është marrëzi e plotë. Unë nuk e di se nga ka ardhur."
Trudeau më vonë u tha gazetarëve se ata nuk kishin qeshur për konferencën për shtyp të Trump, por për vendndodhjen e samitit tjetër të G7, Camp David, vendi i presidencës së SHBA.
"Unë kam një marrëdhënie shumë të mirë me Trump,"- shtoi ai./Ora News
