Botë
Poloni, në një qendër skijimi, humbën jetën 4 persona
05.12.2019 11:37
Katër persona kanë humbur jetën pasi një ndërtesë trekatëshe në qendrën e skive në Szczyrk të Polonisë...

Katër persona kanë humbur jetën pasi një ndërtesë trekatëshe në qendrën e skive në Szczyrk të Polonisë jugore u rrëzua pas një shpërthimi të gazit, tha të enjten një zëdhënës i policisë lokale.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ndërsa trupat e tre të rriturve dhe një fëmije janë gjetur në gërmadha deri më tani.
Dyshohet se tetë persona ishin në ndërtesë dhe zjarrfikësit po vazhdojnë të kërkojnë viktima të tjera, tha zëdhënësi.
Deri në 100 zjarrfikës dhe 50 policë janë në vendin e ngjarjes, njoftoi Televizioni shtetëror polak.
