Federata Evropiane e Futbollit ka ndryshuar sistemin e kualifikimit për kupën e botës 2022 në Katar

05.12.2019 13:52

Në kualifikime do të paraqiten 55 ekipe evropiane që garojnë për 13 vendet që Evropa do të ketë në Katar...

Ekipet do të ndahen në 10 grupe - pesë me pesë ekipe dhe pesë me gjashtë ekipe. Dhjetë fituesit do të kualifikohen drejtpërdrejt në Kupën e Botës, ndërsa dhjetë garues-plus dy skuadra të Ligës së Kombeve 2020/21 do të shkojnë në kualifikime shtesë për tri vendet e mbetura.
 
Përfaqësueset do të ndahen në tre grupe me katër ekipe, dhe vetëm fituesi i secilit grup do të sigurojë pjesëmarrjen në botëror. Do të ketë dy gjysmëfinale dhe finale në secilin grup.
 
Në kualifikimin për Kupën e fundit botërore në Rusi në 2018, skuadrat evropiane u ndanë në nëntë grupe, nga të cilat fituesit shkuan direkt në Kupën e Botës, dhe tetë garuesit më të mirë të vendeve të dyta në play-off.