Milwaukee e Lakers fitojnë dhe marrin arratinë në Konferencat përkatëse

05.12.2019 13:53

Skuadra e Lakers vazhdon të dominojë renditjen në Konferencën e Perëndimit, pas fitores 121-96 ndaj Utah Jazz jashtë fushe....

Ndeshje e dominuar nga kalifornianët, që triumfuan falë Davis, autor i 26 pikëve dhe James, 20 pikë e 12 asist. Një moment të mirë po kalon edhe skuadra e Dallas, që toi 121-114 ndaj Minnesota, sfidë ku herë udhëhiqte njëri ekip e herë tjetri. Powell me 24 pikë e Doncic me 22 bënë diferencën për teksanët në këtë sfidë. Fiton edhe skuadra e Boston, që mundi 112-93 Miamin, ndeshje me dy pamje. Miami dominoi në pjesën e parë me (Butler 37 pikë), ndërsa në të dytën vjen rikuperimi i Celtics, me Brown (31 pikë) e Walker (28 ). Indiana mundi 107-100 Oklahomën, ndeshje ku u dallua Warren me 24 pikë, ndërsa Orlando mundi 128- 114 Phoenixin, falë 32 pikëve të Gordon.
 
Në Lindje vijon të dominojë skuadra e Milwaukee, që mposhti 127-103 Detroit, me të zakonshmin Antetokounmpo që realizoi 35 pikë, lider në fushë për Bucks. Skuadra e Chicagos, falë 25 pikëve të LaVine, mundi 106-99 Memphis, ndërsa Brooklyn “hoqi qafe” Atlantën, duke fituar 130-118 (Temple 27 pikë e Dinwiddie 24 pikë).