Maqedoni

Çair, promovohet parku në lagjen e Fushëtophanës

05.12.2019 15:55

Ndërmarrja publike parqe dhe gjelbërimet, komuna e Çairit dhe qyteti i Shkupit...

Ndërmarrja publike parqe dhe gjelbërimet, komuna e Çairit dhe qyteti i Shkupit përuruan parkun në lagjen e Fushëtophanës. Njëherit u apelua te qytetarët që të kujdesen për hapësirat e gjelbra. 
 
“Ne vetëm kemi një strategji që jemi në përpilim me qytetin e Shkupit për ngritjen e vetëdijes për ruajtjen e hapësirës së gjelbër. Kur erdhëm ne këtu një qytetar reagoi që të bëhet një stazë për të kaluar dhe jo të kalohet kah parku. Ai reagonte ashpër që të ndërtohet një stazë vetëm mos të dëmtohet parku, qëllimi i tij është të mos dëmtohet parku dhe në një mënyrë ne kemi arritur sadopak të ngrisim vetëdijen e qytetarëve.”,- deklaroi drejtori i ndërmarrjes publike “Parqe dhe gjelbërime”, Ardijan Muca.
 
“Prapë është e rrugës që të apelojmë që ta ruajmë këtë park. Ne kemi inspektoratin dhe do të mundohet nëpërmjet inspektoratit, njerëzit të cilët janë jo të ndërgjegjshëm, të dënojmë. Kjo nuk është ajo formë që duhet të aplikohet në komunën tonë. Unë mendoj dhe apeloj tek qytetarët, investimet janë bërë dhe gjithë së bashku duhet t’i ruajmë sepse është për të mirën e qytetarëve tanë.”,- theksoi kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu.
 
Hapësira e parkut është 9121 metra katrorë dhe kap vlerën prej 6 milion e 100 mijë denarëve.
 
REJHANE BUSHI METAJ