Maqedoni
Bratislavë, mbahet Këshilli i 26 Ministror i OSBE-së
05.12.2019 16:17
Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të realizojë angazhimet e saja ndaj OSBE-së...

Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të realizojë angazhimet e saja ndaj OSBE-së, si dhe do të ndihmojë në sfidat me të cilat ballafaqohet kjo organizatë evropiane, tha shefi i diplomacisë Dimitrov në Këshillin Ministror të 26 të OSBE-së, që po mbahet në Bratislavë.
“RMV është në tërësi e përkushtuar për t’i përkrahur dhe implementuar të gjitha angazhimet ndaj OSBE-së. Është e qartë se nuk do të ketë përparim pa përkushtim të mëtutjeshëm mbi vlerat e përbashkëta: mbrojtja e të drejtave të njeriut, liritë themelore dhe normat demokratike, liritë ekonomike, duke mbajtur përgjegjësi për procedurat tona.”,- tha ministri i jashtëm, Nikolla Dimitrov.
Ministri për Evropë dhe punë të jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, duke folur për prioritetet e Shqipërisë nga vitit 2020, kur do të kryesojë me OSBE-në, tha se do të punojë për të rritur profilit politik të OSBE-së.
“Në do të insistojmë në implementimin e angazhimeve tona së bashku. Vizioni i Helsinkit për paqe dhe prosperitet për Evropën është shumë e thjeshtë. Kjo ndërtohet me respekt të sovranitetit territorial, të drejtave të njeriut dhe liritë themelore. Nëse duam të ndërtojmë paqe e siguri në Evropë, ne duhet të punojmë për këto principe dhe të sillemi sipas këtyre vlerave.”,- tha ministri për Europë dhe punë të jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj.
Edhe ndihmës-sekretari amerikan i shtetit për çështjet evropiane dhe euroaziatike, Filip Riker, theksoi zbatimin e politikave të OSBE-së nga vendet anëtare, e që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut dhe vlerat themelore.
“Ne duhet të insistojmë që shtetet pjesëmarrëse të pranojnë përgjegjësinë për implementimin e politikave që avancojnë dinjitetin human për të gjithë njerëzit.”,- u shpreh ndihmëssekretar amerikan i shtetit për çështjet evropiane dhe të Euroazisë, Filip Riker.
Në Këshillin Ministror, ministrat e punëve të jashtme të vendeve anëtare të OSBE-së do të këmbejnë mendime për punën dhe aktivitetet e organizatës në periudhën e fundit njëvjeçar, në kuadër të kryesimit sllovak me OSBE-në.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
