Maqedoni

Prokuroria Publike me ueb faqe të re

05.12.2019 16:40

Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut promovoi sot ueb faqen e re www.jorm.gov.mk...

Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut promovoi sot ueb faqen e re www.jorm.gov.mk, nga e cila mund të ndiqen informacione për punën e Prokurorisë të të gjitha niveleve në vend. Prokurori i shtetit, Ljubomir Jovevski, me këtë rast theksoi se me ueb faqen e re do të rritet transparenca për punën e Prokurorisë, e cila është e rëndësishme për ndërtimin e besimit më të madh të qytetarëve për këtë institucion. 
 
“Shfrytëzuesit e faqes në internet do të mund të gjejnë dokumente dhe akte ligjore në fushën përndjekjes së krimit dhe të dhëna të tjera të rëndësishme në lidhje me veprimtarinë tonë. Detyrimi ynë ndaj qytetarëve për të siguruar informacion të saktë, të verifikuar dhe të rëndësishëm, kontribuon jo vetëm për të informuar, por gjithashtu zvogëlon hapësirën për spekulime dhe lajme të rreme.”- tha Jovevski. 
 
Ambasadori i OSBE-së, Klemens Koja, theksoi se ueb faqja është pjesë e përpjekjeve për të rritur kapacitetin e prokurorëve për marrëdhëniet me publikun.
 
“Hapja dhe transparenca janë shtyllat e demokracisë dhe ato janë të nevojshme për qytetarët të kenë besim në sigurinë juridike. Sundimi i ligjit kërkon jo vetëm zbatimin e drejtësisë, por edhe respektimin e drejtësisë nga ata që e zbatojnë atë.”,- tha ambasadori Koja. 
 
Ueb faqja e re e Prokurorisë Publike të RMV-së është në tre gjuhë, maqedonase, shqipe dhe angleze, ndërsa është bërë e mundur me mbështetjen financiare të Misionit të OSBE-së në Shkup.
 
NAIM RAMADANI