Maqedoni
Ratifikimi i protokollit në Kuvend, Zaev: Mund të bëjmë ratifikim të kushtëzuar
05.12.2019 17:47
Kryeministri, Zoran Zaev, i cili në margjina të Samitit të NATO-s, takoi edhe kryeministrin e ri spanjoll...

Kryeministri, Zoran Zaev, i cili në margjina të Samitit të NATO-s, takoi edhe kryeministrin e ri spanjoll, thotë se Spanja do të ratifikojë protokollin, më së voni deri në fund të janarit. Fill pas këtij akti, do të ndodh edhe ratifikimi në Kuvendin Republikan. Kalendari i ratifikimit është bërë në harmoni me autoritetet e Aleancës, megjithatë nuk përjashtoi mundësinë që Kuvendi të bëjë ratifikim të kushtëzuar nëse, nëse kjo nuk ndodh para shpërndarjes së Kuvendit.
“Pezullimi i mundshëm nga Spanja, që nuk besoj se do të ndodh jep mundëson që ne të bëjmë ratifikim të kushtëzuar në Kuvend, i cili do të dekretohej nga Presidenti, përkatësisht Kuvendi do ta shpallte në Gazetën Zyrtare sapo të hyjë në fuqi ratifikimi nga Kuvendi i spanjoll. Kështu që, procedura e këtushme është harmonizuar me Qendrën e NATO-s, dhe këtë mund ta bëjmë por është e ndershme, me dinjitet dhe krenari që të jemi vendi i 30 që do ta bëjë ratifikimin prandaj ndjekim me seriozitet procedurat pa asnjë kalkulim politik.”,- tha kryeministri, Zoran Zaev.
Fillimi i bisedimeve me BE-në, Zaev: Gabimi të korrigjohet në rastin e parë
Veç rrumbullakimit të procesit të ratifikimit të protokollit dhe anëtarësimit të plotfuqishëm të vendit në Aleancë, Zaev optimist se Këshilli Evropian do të korrigjojë gabimit për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, sidomos pas dabatit që u hap në opinion evropian për shkak të këtij vendimi.
“E gjithë ko rrumbullakon këtë gjendje që të kemi të drejtë të konstatojmë e obligimi ynë është që të vazhdojmë të punojmë të plotësojmë reformat shtesë që t’i japim më shumë argumente BE-së që në rastin e radhës të presim korrigjim të këtij gabimi historik.”,- u shpreh kryeministri, Zoran Zaev.
Sipas kryeministrit Zaev, tani më është e qartë se Franca nuk ka në plan të pengojë zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe as të ofrojë alternativë tjetër për këto vende veç anëtarësimit në BE. Këtë qëndrim ia ka komunikuar atij dhe presidentit, Stevo Pendarovski, vetë presidenti Francës, Emanuel Makron.
SHPËTIM NUREDINI
