Maqedoni
AUV: Mikroçipim i kafshëve shtëpiake
05.12.2019 18:10
Personat që duan të mbajnë kafshë shtëpiake duhet t’i vendosin microçipe, ndërsa braktisja e tyre dënohet me ligj...

Personat që duan të mbajnë kafshë shtëpiake duhet t’i vendosin microçipe, ndërsa braktisja e tyre dënohet me ligj, thonë nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë. Me kampanjën e sotme si pjesë e programit IPA të financuar nga delegacioni evropian janë përcjellë disa mesazhe në formë fotografie të vendosura në autobusin numër 2 si pjesë e Fushatës së Mirëqenies së Kafshëve.
“Në total janë regjistruar mbi 72,000 kafshë shtëpiake, nga të cilat rreth 2,000 janë maca dhe pjesa tjetër janë qen. Fushata e sotme ka për qëllim sensibilizimin e qytetarëve, pasi është gjithashtu një bazë ligjore. Shteti vendosi që më 1 shtator 2018 një fushatë falas për mikroçipim.”,- tha drejtori i Agjencisë Ushqimit dhe Veterinarisë, Zoran Atanasov.
“Sot mund të shohim një fushatë е cila për herë të parë fillon më çipimin e kafshëve shtëpiake, që është një segment i rëndësishëm. Gjithnjë e më shumë po i shohim reagimet e vetë qytetarëve dhe natyrisht apeli tek personat që kujdesen për kafshët e tyre është të jenë më seriozë në kujdesjen e tyre, d.m.th. mos t’i braktisin dhe sigurisht një trajtim më të mirë për kafshët.”,- tha ministri i Bujqësisë, Trajan Diokmovski.
Njëherit u theksua se shëndeti dhe mirëqenia e kafshëve janë në nivelin më të lartë në BE, dhe po përpiqen që këtë ta kalojnë në vendet aspirante.
SEDAT SELIMI
