Maqedoni
Sindikata e Pavarur e Policisë: Po u bëhet presion anëtarëve të Sindikatës
05.12.2019 18:25
Përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Policisë dhe Konfederatës së Policisë ankohen për presion....

Ata potencuan se oficerit policor nga Strumica, Aco Baltovski, iu konfiskua pistoleta dhe ndaj tij janë marrë 7 masa disiplinore dhe po përgatitet një kallëzim penal kinse për shkak se ka vozitur 10 km/orë dhe se nuk është kthyer në kohë në punë pas pauzës.
“Kolegut, Aco Baltovski, nga Strumica iu mor revolja nga kontrollorët e brendshëm nga policia, që e ka pasur zyrtarisht, është bërë presedan dhe kjo është bërë praktike kohëve të fundit për shkak se disa policëve iu është marrë revolja dhe e dini se çfarë do të thotë policit t’i merret revolja, kjo është sikur një muzikanti t’i merret instrumenti.”,- tha përfaqësuesja i Sindikatës së Pavarur, Marjan Ristevski.
“Nuk mund të lavdërohemi se sindikata i ka punët e zgjidhura dhe të përfunduara, po hyjmë në vitin 2020 me pyetje të cilat i kanë kaluar të gjitha limitet dhe kanë mbetur pa u zgjidhur.”,- tha kryetari i Sindikatës së Pavarur të Policisë, Goce Delçev Todev.
Ata njëherit theksuan se për presionin ndaj anëtarëve të këtyre sindikatave e kanë njoftuar edhe ministrin e brendshëm.
GYLTENE SINANI
GAZETARE:
GYLTENE SINANI
