Botë
Shqipërisë, Rama: Në duart e drejtësisë çdo provë e çdo pallati
05.12.2019 18:58
Kryeministri, Edi Rama, ka folur në kuvend rreth masave të qeverisë...

Kryeministri, Edi Rama, ka folur në kuvend rreth masave të qeverisë pas tërmetit katastrofal që më 26 nëntor goditi Shqipërinë. Me këtë rast, Rama ka thënë se është fotografuar gjithçka, çdo provë në çdo pallat dhe po bëhen gati dosjet që do dërgohen para drejtësisë me emra konkretë për të kërkuar përgjegjësi për lëshime eventuale në ndërtim.
”E keni gabim është fotografuar gjithçka. Është fotografuar kur ka ndodhur menjëherë, gjatë procesit dhe mbrapa. Dhe aty ku janë pastruar janë marrë dhe kampionët e tullave dhe betonit dhe po bëhen dosjet gati. Dhe këtu pati klithma pse nuk janë arrestuar akoma.
Ndërkohë që kjo është një klithmë e përgjithshme e tendave mediatike që kërkonin arrestime që ditën e parë. Natyrisht duhen arrestime se nuk iu punon themeli ( drejton gishtin në tru)
Në vend që ditën e parë, 2, 3 4, 5 t’i kthenin sallonet e tyre në sallone energjish pozitive të qetësonin njerëzit. Të bënin verifikim të pesëfishtë të pseudoekspertëve që sillnin aty. Të garantonin 100% se kush futej aty të thoshte një fjalë të mencur dhe jo budallallëqe u futën në garë se kush gjen më shumë delirantë për ti marrë, donin arrestime ditën e parë, dhe faturën e dëmeve ditën e dytë. Ndërkohë që në vende të tjera duan gjysmë viti në rastin më të mirë donin dhe shtëpi ditën e parë.
Këta i duan pa varrosur akoma të vdekurit, duan arrestime, dëmshpërblime shtëpi të gjitha, ngaqë I kanë marrë qyl gjërat në jetë. E sigurtë është që të gjitha ndërtimet, jo vetëm ato të shembura por dhe ato në riparim janë në process hetimi. Që nga ora e parë drejtori i policisë së shtetit ka angazhuar grupin e posacëm të policisë kjriminale për të nisur mbledhjen e provave tani po punojmë bashkë me prokurorinë për të evidentuar të gjitha. Janë dosje të tëra që janë marrë." tha kryeministri Rama.
