Botë
Poloni/ Kapen 2 ton drogë nga Kolumbia
05.12.2019 21:11
Zyrtarët polakë kanë kapur dy tonë kokainë nga Kolumbia me vlerë rreth 510 milion dollarë....

Zyrtarët polakë kanë kapur dy tonë kokainë nga Kolumbia me vlerë rreth 510 milion dollarë, tha të enjten Kryeministri Mateusz Morawiecki.
“Kjo ishte sasia më e madhe e drogës e sekuestruar në 30 vitet e fundit,” tha Morawiecki në një konferencë për shtyp, duke shtuar se forcat e sigurisë kanë arrestuar disa të dyshuar, duke përfshirë katër kolumbianë, dy polakë dhe një iranian./Top Channel
