Botë

Brigjet e Atlantikut, përmbytet barka, humbin jetën 58 njerëz

05.12.2019 22:03

Të paktën 58 njerëz kanë vdekur, pasi një varkë që transportonte....

Të paktën 58 njerëz kanë vdekur, pasi një varkë që transportonte dhjetëra emigrantë u mbyt në Oqeanin Atlantik në brigjet e Mauritanisë. Organizata Ndërkombëtare për Migracionin, tha se 83 persona mbijetuan, pasi notuan në breg pas fundosjes së barkës.
 
Të mbijetuarit thanë se në anijen që u nis nga Gambia më 27 nëntor, ndodheshin mbi 150 pasagjerë, përfshirë gra dhe fëmijë. Arsyeja për përmbytjen e barkës ka qenë mungesa e karburantit.