Botë

Deputeti norvegjez e propozoi NATO-n për Çmimin Nobël të Paqes

06.12.2019 08:25

Deputeti norvegjez, Erlen Viborg njoftoi se e ka propozuar NATO-n, aleatin më të madh ushtarak në histori...

Deputeti norvegjez, Erlen Viborg njoftoi se e ka propozuar NATO-n, aleatin më të madh ushtarak në histori, për Çmimin Nobël për paqe në vitin 2020.
 
“Përmes ekzistimit të saj, NATO-ja e garanton paqen tonë 70 vite. Falë NATO-s, ne e kemi shmangur Luftën e Ftohtë të bëhet Luftë e ashpër”, ka shënuar Erlen Viborg në Fejsbuk.
 
Ai është anëtar i partisë populiste djathtiste që është koalicion qeveritar në Norvegji.
 
“Ndonjlherë jemi të varur edhe nga operacionet ushtarake për paqe”, pohon Erlen Viborg.
 
Para vetëm disa ditësh në Londër, Aleanca e festoi ekzistimin e saj 70 vjeçar./mia