Maqedoni

Gjykata Penale, Kamçev dëshmon për rastin “Zhvatja”

06.12.2019 09:02

Në Gjykatën Penale në Shkup vazhdon gjykimi për rastin “Zhvatja”....

Në Gjykatën Penale në Shkup vazhdon gjykimi për rastin “Zhvatja”, ku si dëshmitarë paraqiten biznesmeni, Orce Kamçev dhe bashkëshortja e tij. Bashkëshortët Kamçev, dëshmojnë për rastin në fjalë në të cilin janë të akuzuar ish-prokurorja speciale publike, Katica Janeva dhe Bojan Jovanovski-Boki 13.
 
Në seancën e parë për rastin “Zhvatja”, që u mbajt më 3 dhjetor, i akuzuari i tretë, Zoran Milevski-Kiçeec, u dënua me tre vjet burg, pasi e pranoi fajin për rastin, dhe lënda për të është ndarë nga ai kundër Boki-13 dhe Janevës.