Botë
Si-En-En: Pentagoni dërgon disa mijëra ushtarë në Lindjen e Afërt
06.12.2019 09:42
Ministria e Mbrojtjes e SHBA-së mendon për sistemim shtesë të 4-7 mijë ushtarë në Lindjen e Afërt...

Ministria e Mbrojtjes e SHBA-së mendon për sistemim shtesë të 4-7 mijë ushtarë në Lindjen e Afërt që ta kundërshtojë Iranin në rajon. Këtë e publikoi Si-En-En duke iu referuar burimeve ushtarake.
Të mërkurën, sekretari për shtyp i Pentagonit, Alis Farah, i mohoi informacionet e “Uolstrit xhurnal” se administrata e Uashingtonit mendon për ta përhapur praninë e vet ushtarake në Lindjen e Afërt me sistemimin e 14.000 ushtarëve dhe dhjetëra anijeve për provokimin e Iranit.
Sipas Si-En-En, sistemimi i trupave mund të jetë në nevojë të intensifikimit të mbrojtjes ajrore në kushte të rritjes së kërcënimit nga veprimet e Teheranit në rajon, duke i përfshirë edhe ato lidhur me dërgesën e projektilëve në Irak.
Është vërejtur se Pentagoni për momentin analizon për atë se çfarë aftësi shtesë ushtarake janë të nevojshme në Lindjen e Afërt.
Në raportin e mediumeve theksohet se SHBA-ja mund t’i shfrytëzojë forcat e saja tokësore, ajrore dhe detare për ta përforcuar praninë e saj. Në fazën e parë, mund të sistemohen 3-4 mijë ushtarë./mia
