Turqi-Rusi, kontratë e re për shitblerje raketore
Rusia dhe Turqia po punojnë për një kontratë të re të shit-blerjes së sistemeve raketore ruse S-400...

Rusia dhe Turqia po punojnë për një kontratë të re të shit-blerjes së sistemeve raketore ruse S-400, raporton Agjencia e lajmeve Interfax.
Moska shpreson të nënshkruajë një marrëveshje për të furnizuar Turqinë me më shumë sisteme S-400 në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, ka konfirmuar më 23 tetor eksportuesi shtetëror rus i armëve.
Uashingtoni e ka pezulluar Ankaranë nga programi i aeroplanëve luftarak F-35, në të cilin Turqia ishte një prodhues dhe blerës.
Zyrtarët ushtarakë të SHBA-së dhe NATO-s, kanë kundërshtuar prej kohësh blerjen e sistemit të Rusisë nga Turqia, duke thënë se nuk ishte në përputhje me sistemet ushtarake të aleancës dhe do të rrezikonte avionët e rinj F-35 të përdorura nga Perëndimi.
Një zyrtar i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit ka paralajmëruar sanksione kundër aleatëve amerikanë, Turqisë dhe Egjiptit, për marrëveshjet ushtarake që këto vende kanë lidhur me Rusinë.
