Maqedoni
Digjet një makinë në Kavadar, zjarrfikësit penguan zjarri të përhapet edhe në shtëpinë
06.12.2019 11:52
Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Kavadar...

Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Kavadar, ndërsa dëshmitarë okularë për MIA kanë thënë se zjarrfikësit kanë penguar zjarrin të përhapet edhe në shtëpinë e cila ka qenë aty pranë.
“Duke iu falënderuar intervenimit të shpejtë të zjarrfikësve tanë kujdestar, janë parandaluar më shumë dëme”, ka thënë Aleksandar Çadamov, komandant i Njësisë territoriale kundër zjarreve./mia

