Maqedoni

Rrahje në Negotinë, sulm fizik në Kavadar

06.12.2019 12:11

Rrahje ka ndodhur mbrëmë vonë në Negotinë, ndërsa herët në mëngjes sulm fizik në Kavadar...

Rrahje ka ndodhur mbrëmë vonë në Negotinë, ndërsa herët në mëngjes sulm fizik në Kavadar, informoi Verolub Dodevski, zëdhënës i SPB Veles.
 
“Mbrëmë rreth orës 22:30 në Negotinë në rr.’Aco Axhi-Ilov’ është prishur rendi dhe qetësia publike me britma dhe rrahje mes personave I.A (42) dhe M.V. (42), të dy nga Negotina, për shkak mosmarrëveshjes për vend parkim. Pas dokumentimit të rastit kundër personave do të parashtrohet kallëzim adekuat”, kumtoi Dodevski.
 
Në mëngjes, në orën 4:10 minuta në Stacionin policor Kavadar, M.D (31) nga Kavadari ka denoncuar se rreth orës 03:50 minuta në rrugën “Cano Pop-Ristov” është sulmuar fizikisht nga bashkëqytetari B.Ç. (27).
 
“Pas dokumentimit të rastit kundër personit do të parashtrohet kallëzim adekuat”, informoi Dodevski./mia