Maqedoni
Kuvend, përpjekje për zgjedhje të kryerevizorit shtetëror
06.12.2019 12:48
Zgjedhja e kryerevizorit shtetëror, sot është sërish para anëtarëve ë Komisionit kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve....

Deklaratat e fundit nga pushteti dhe opozita javën e kaluar ishin se, përpiqen për konsensus të gjerë për kandidatin për kryerevizor shtetëror. Kryetari i Komisionit, Ilija Dimovski, tha se derisa nuk arrihet pëlqim për njërin kandidat prej së paku 7 deputetëve, nuk do të konvokojë seancë.
Komisioni ka 12 anëtarë dhe 12 zëvendës-anëtarë, kryetar dhe zëvendëskryetar. Në konkursin për krye revizor të ri shtetëror, janë paraqitur 12 kandidatë. Revizioni shtetëror tashmë një vit e 11 muaj, funksionon pa drejtor, ndërsa më 4 tetor të këtij viti, i skadon mandati edhe zëvendësdrejtorit, me çka pamundësohet funksionimi normal i Entit.
