Botë
Shqipëria merr presidencën e OSBE-së
06.12.2019 13:15
Shqipëria do të marrë sot zyrtarisht presidencën e OSBE-së...

Lajmin e bëri të ditur vetë kryeministri Rama në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë për situatën pos-tërmet.
Pas marrjes së Presidencës, kryeministri do të vazhdojë për në Stamboll, për të marrë pjesë në konferencën e donatorëve të organizuar nga presidenti turk Erdogan.
“Shqipëria merr presidencën e OSBE-së dhe do të kem një ngarkesë plus për të drejtuar OSBE-në dhe duhet të shkoj sot në Bratislavë për të marrë detyrën. Direkt nesër do të shkoj në Stamboll në takimin që ka organizuar presidenti me investitorë dhe biznesmenë. Besoj se do të kthehem me çadra me vete. Por, duhet menaxhuar sa më mirë kjo logjistikë”,- ka deklaruar kryeministri shqiptar, Edi Rama.
