Botë

Vriten dhjetë policë në Afganistan, katër plagosen

06.12.2019 13:51

Në provincën veriore Kunduz, në Afganistan, dhjetë policë humbën jetën dhe katër të tjerë u lënduan...

Në provincën veriore Kunduz, në Afganistan, dhjetë policë humbën jetën dhe katër të tjerë u lënduan pas përleshjeve me pjesëtarë të talebanëve.
 
Sipas të dhënave të Shërbimit të sigurisë, mes të vrarëve është edhe eprori i policisë së asaj province. Ndërkohë, nga radhët e talebanëve kanë humbur jetën tre pjesëtar.
 
Sulmi i talebanëve ka filluar gjatë mbrëmjes mbi dy postblloqe në rajoni Imam Sahib./mia