Maqedoni

Bie niveli i Liqeni të Dojranit

06.12.2019 14:05

Niveli i Liqenit të Dojranit, për dallim nga mbrëmë, sot është më i ulët për një centimetër...

Përderisa niveli i Liqenit të Ohrit dhe ai i Prespës, nuk ka dallim nga gjendja e djeshme. Kështu thonë matjet e fundi të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).
 
Megjithatë, niveli i ujit në Liqenin e Ohrit dhe të Prespës, është më i ulët se zakonisht, gjegjësisht për katër centimetra më i ulët është Liqeni i Ohrit dhe për 49 centimetra Liqeni i Prespës.
 
Ndërkohë, Liqeni i Dojranit, nga gjendja e zakonshme është më i lartë për 2.71 centimetra nga mesatarja shumëvjeçare për dhjetor.
 
Më i ulët se mesatarja për këtë periudhë të vitit është niveli i të gjitha lumenjve në vend./mia