Maqedoni

Sisteme fotovoltaike në 36 komuna, Angellovska: Ulëm shpenzimet e energjisë

06.12.2019 14:34

Rritja e rreziqeve nga ndryshimet klimatike është evidente dhe ato nuk kursejnë edhe vendin tonë....

Shfrytëzimi i energjisë solare është i nevojshëm për t’u përballur me këtë dukuri, vlerësojnë nga qeveria. Me vendosjen e sistemeve fotovoltaike në 36 komuna dhe 108 objekte, synohet rritja e energjisë solare dhe ulja e shpenzimeve për energji elektrike.  
 
“Çerdhja “8 shtatori” në Pehçevë për muajt maj, qershor, korrik dhe gusht në vitin 2018 ka pasur llogarinë e rrymës  15.185 denarë, e pasi është vendosur sistemi fotovoltaik për periudhën e njëjtë të këtij viti, llogaria e rrymës është 8.672 denarë. Kursimi për katër muaj është 6513 denarë, apo në përqindje për 43% më pak se në periudhën e kaluar.”,- deklaroi ministrja e financave, Nina Angellovska.
 
Vlera e përgjithshme e këtij projekti është 1.4 milion euro. Projekti realizohet nga Ministria e Financave dhe financohet përmes grandeve IPA.  
 
ERSAN PAJAZITI