Maqedoni
Pendarovski në Berlin: Qytetarët e Ballkanit meritojnë jetë më të mirë
06.12.2019 16:20
Bashkimi Evropian nuk duhet vendeve të Ballkanit Perëndimor t'ua ndajë fatin e Turqisë....

Bashkimi Evropian nuk duhet vendeve të Ballkanit Perëndimor t'ua ndajë fatin e Turqisë që të presin para dyerve të BE-së me vite, ka deklaruar presidenti Stevo Pendarovski, në fjalim e tij në panelin për zgjerimin e BE-së, në kryeqytetin gjerman të Berlinit. Po ashtu ka theksuar se qytetarët e Ballkanit meritojnë kushte më të mira dhe standard më të lartë jetësor.
“Do të dëshiroja të përkujtoj se nga gjashtë vendet e rajonit, Mali i Zi dhe Serbia tashmë me vite, përkatësisht shumë gjatë, negociojnë. Dy vende, përkatësisht Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, me vite prapa presin të marrin datë për fillim të negociatave, ndërsa dy të tjerat Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Kosovën, askush nuk i përmend. Për këto arsye qytetarët e vendeve të rajonit ngadalë fillojnë të humbin shpresë se do t’i ndjejmë përfitimet dhe vlerat e anëtarësimit në Union. Dyshojnë së rajoni i Ballkani Perëndimor do të jetë në situatë të njëjtë siç është Turqia".
Siç kumtojnë nga kabineti i tij, Pendarovski ka përsëritur qëndrimin se Maqedonia e Veriut nuk është kundër metodologjisë së re për zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe as kundër procesit kthyes, por ka kërkuar që qytetarëve të RMV-së t'ju mundësohet të ndajnë vlera të përbashkëta politike dhe demokratike me vendet e BE-së. Në lidhje me bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës, presidenti Pendarovski ka thënë se pret kjo çështje të mbyllet me involvim aktiv të miqve perëndimor, përkatësisht SHBA-së dhe BE-së.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
