Maqedoni
Këshilltarë gjinorë në ARM. Zero tolerancë për ngacmimet gjinore
06.12.2019 16:59
Ngacmimet në bazë gjinore në vendin e punës janë të dënueshme, megjithatë ekzistojnë....

Edhe në radhët e ushtrisë vlen e njëjta gjë. Për t’i dhënë fund kësaj dukurie e për të parandaluar ngacmimet eventuale në të ardhmen, Armata tashmë do të ketë këshilltarë që do të ndihmojnë çdokënd që ndjehet i ngacmuar në bazë gjinore në vendin e tij të punës. Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, u ndau certifikatat 35 përfaqësuesve gjinorë në Ministri.
“Këshilltarët gjinorë do të jenë kontakti i parë, ndihma e parë për të gjithë ata që kanë hasur ngacmime dhe dëshirojnë të raportojnë dhe të marrin ndihmë. Në këtë mënyrë, ne do të tregojmë se ngacmimi nuk është dhe nuk duhet të jetë një pjesë e shprehisë së punës, kulturës së punës dhe krijimit të një ambienti në të cilin burrat dhe gratë të ndjehen të qetë dhe të efektshëm dhe produktive.”,- tha ministrja e mbrojtjes, Radmila Sheqerinska.
Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë ka një qasje të qartë në këtë fushë dhe merr masa konkrete në të gjitha nivelet e komandës në ushtri, theksoi gjenerali Gjurcinovski.
“Një këshilltar gjinor do të emërohet në shef të shtabit së shpejti. Qasja është zero tolerancë për ngacmimet në vendin e punës, transparencë absolutisht e qartë dhe e zhurmshme në funksionalitetin e ushtrisë, për t'i bërë të gjithë të ndjehen dinjitozë, krenarë në vendin e punës për sa i përket trajtimit të grave në ushtri.”,- u shpreh gjenerali në ARM, Vasko Gjurcinovski.
Ngjarja është pjesë e fushatës globale "16 ditë aktivizim kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave”. Doracaku “Udhëzimi dhe udhërrëfyesi për trajtimin e dhunës, ngacmimit në vendin e punës, përfshirë dhe ngacmimin seksual”, u hartuan në bashkëpunim me zyrën e grave të Kombeve të Bashkuarve në Shkup.
REJHANE BUSHI METAJ
