Maqedoni

Ndotja e lartë e ajrit, Shilegov: Fajin e ka pushteti i kaluar

06.12.2019 17:21

Autoritetet e qytetit të Shkupit vazhdojnë me masat për uljen e ndotjes së ajrit....

Autoritetet e qytetit të Shkupit vazhdojnë me masat për uljen e ndotjes së ajrit, por kreu i kryeqendrës, Petre Shilegov, thotë se aktualisht vuajmë pasojat e trashëguara nga udhëheqësia e kaluar. Ai në këtë kontekst përmend keq menaxhimin me Kompaninë “Drislla” dhe BEK, çka ka ndikuar negativisht në cilësinë e ajrit.
 
“Që kur erdha kryetar i komunës kam qenë në betejë të ashpër me dy kriminalitete të mëdha, e para quhet “Drislla”, ndërsa e dyta BEK. Përse administrata e kaluar i la ashtu dhe cilat ishin motivet e tyre që ashtu thjesht të mos kujdesen as për “Drisllën” as për ngrohtoren, nuk janë pyetje për mua këto. Megjithatë, unë punën time po e kryej, “Drislla” është në fund, BEK është në fund, të gjitha këto kanë ndodhur nga politika të cilën e kanë udhëhequr në këtë qytet VMRO-DPMNE.”,- tha kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.
 
Teksa Shilegov akuzon pushtetin e kaluar, VMRO-DPNNE-ja opozitare në më shumë raste ka kritikuar pushtetin aktual, përfshirë edhe kreun e Shkupit, Shilegov, për masa të pamjaftueshme për uljen e ndotjes së ajrit.
 
GYLTENE SINANI