Maqedoni

Ndërprerjet e energjisë elektrike në Shkup, qytetarët: Sa herë ftohet koha, ka probleme

06.12.2019 17:38

Katër ditët e fundit në disa komuna të Shkupit ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike...

Përveç amvisërive në disa komuna, pa energji elektrike mbetën edhe spitalet më të mëdha në kryeqytet, pati probleme me semaforët në komunikacion, edhe bankat kishin  probleme me sistemet. Qytetarët thonë se probleme të tilla ka gjithnjë kur ftohet koha.
 
 “Kemi problem me rrymën, përafërsisht 2 - 3 orë. Sidomos probleme paraqitet gjate dimrit në ato grimcat e mëdha.”,- tha një qytetar.
 
“Po, për dy - tre ditë kemi pasur problem edhe mbrëmë nuk kishte rrymë për një kohë të shkurtër. Herën e parë rryma u ndal 2 orë.”,- theksoi një qytetar.
 
“E ndalin për disa minuta, pastaj e lëshojnë përsëri.”,- u shpreh një qytetar.
 
“Përditë po na ndalin rrymën.”,- potencoi një qytetar.
 
“Mbrëmë dhe parmbrëmë kemi pasur problem. Uroj që mos të përsëritet, por dyshoj që nuk do ta ç’kyçin edhe sonte.”,- tha një qytetar.
 
EVN: Reaguam në kohë, përgatisim rrjetin për dimër
 
Pas ndërprerjeve të fundit të furnizimit me energji elektrike, nga EVN sqarojnë se kanë reaguar në kohë dhe kanë transferuar në punkte të tjera furnizuese pjesën më të madhe të shfrytëzuesve. 4 minuta pas defektit sipas tyre, të gjithë janë rikthyer në rrjetin primar të furnizimit. Në disa raste ka reaguar edhe sistemi mbrojtës i largpërçuesit. Nga EVN thotë se po punohet për të përgatitur rrjetin furnizues për sezonin e dimrit, edhe për periudhën e festive, për të parandaluar ndërprerjet eventuale të furnizimit me energji elektrike.
 
FARIJE DAUTI BAKIJU