Maqedoni

Kuvend, Maksim Acevski u propozua për kryerevizor

06.12.2019 18:14

Pushteti dhe opozita më në fund janë dakorduar që Maksim Acevski të udhëheq me Revizionin Shtetëror të vendit.....

Në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime në Kuvend, deputetët, pa kundërshtime midis tyre, njëzëri vërtetuan propozimin për zgjedhjen e kryerevizorit të ri. Kreu i këtij komisioni, Ilija Dimovski, tha se bëhet fjalë për profesionist të fushës, ndërsa plotësimi i kësaj pozite kushtetuese me mbështetje të gjerë do t’i sigurojë kredibilitet më të madh këtij institucioni.   
 
“Mendoj se kemi arritur në një farë mënyre në një zgjedhje, e cila do të ishte në përgjithësi e pranueshme dhe mendoj se ishte korrekte që për këtë institucion që ka karakter kushtetues të kemi propozim i cili do ta kishte mbështetjen e gjerë që fillimisht do të siguronte më shumë liri në punën e tij në kuptimin e asaj se ka mbështetje të gjerë dhe e dyta do të rriste kredibilitetin e vetë institucionit.”,- deklaroi  kryetari i Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve, Ilija Dimovski.
 
Për shkak të kundërshtimeve politike, ky institucion gjatë kohë mbeti pa drejtuesin e saj. Maksim Acevski më herët ishte ndihmës i revizorit kryesor shtetëror. Votimi i Acevskit në seancë plenare pritet të bëhet më së voni deri më 11 dhjetor. 
 
NAIM RAMADANI