Maqedoni

Amnistia dhe falja, mes drejtësisë dhe politikës, Risteski: Gjykata u gjet në anën e politikës

06.12.2019 18:35

Lojërat politike nuk kursejnë as Gjykatën Kushtetuese, e cila duhet të jetë gardiani i Kushtetutës së Republikës....

Kjo ndodh pasi politika infiltron gjykatës që në raste të tilla më shumë se mbrojtës të Kushtetutës mbrojnë interesat politike, profesorë universitarë të së drejtës kushtetuese.   
 
“Për fat të keq kemi një situatë kur Gjykata Kushtetuese u gjet më shumë në anën e politikës në vend se në anën e Kushtetutës, që të mbrojë atë nga ligjet jokushtetuese dhe aktet nënligjore të jashtëligjshme. Kur themi Gjykata Kushtetuese nuk nënkuptojmë të gjithë gjykatësit, por një grup të gjykatësve, pa dyshim të infiltruar në Gjykatën Kushtetuese në periudhën e qeverisjes së garniturës së kaluar qeverisëse që padyshim kanë ndikim në atë gjykatë dhe prandaj bëhet ky konfuzion.”,- deklaroi profesori i së drejtës kushtetuese, Temelko Risteski.
 
Osmani: Lojërat politike, fatkeqësi
 
“Fatkeqësia në këtë drejtim është se më së shumti vijnë në shprehej lojërat politike sesa rregullimi i çështjeve të caktuara, si me aktin e amnistisë ashtu edhe me aktin e faljes.”,- tha profesori universitar, Afrim Osmani.
 
Sipas Osmanit, presidenti Ivanov në vendimin për falje i referohet një neni të paqenë, prandaj vendimi i tij ka qenë “Nul”, prandaj edhe neni 11a, i cili i shtohet një neni të paqenë është i tillë, prandaj duhet të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese. Sa i takon përgjegjësisë së mundshme të Presidentit Ivanov, Osmani sqaron se në raste të tilla mund të kërkohej përgjegjësi politike por jo edhe penale, gjë që nuk e beri Kuvendi Republikan. Përgjegjësi edhe për Gjykatësit që ndërprenë procedurat bazuar vetëm në vendimin e presidentit Ivanov, duke anashkaluar Kushtetutën, ligjet dhe marrëveshjet ndërkombëtare, thotë Osmani.   
 
SHPËTIM NUREDINI