Botë
Kryeprokurori i ri Çela: Përgjegjësi personat që kanë abuzuar me ndërtimet
06.12.2019 18:54
Një ditë pasi u betua në parlament, kryeprokurori i ri Olsian Çela...

Një ditë pasi u betua në parlament, kryeprokurori i ri Olsian Çela e ka nisur menjëherë punën duke deklaruar se në fokus do të ketë vënien para përgjegjësisë të personave që kanë abuzuar me ndërtimet, duke shkaktuar shkatërrim më 26 nëntor.
Përballimi i pasojave të tërmetit ishte sërish në fokus të mbledhjes së qeverisë. Kryeministri Rama tha se këtë fundvit nuk do të ketë as shpërblime dhe as festa për punonjësit e administratës, por vetëm vëmendje ndaj banorëve të prekur nga tërmeti.
Ndërkohë edhe presidenti i Republikës duket se ka vendosur ta shtyjë tubimin që kishte paralajmëruar, deri në normalizimin e situatës.
Banorët vijojnë të ankohen se nuk kanë marrë ndihma dhe se askush nuk u ka shkuar në shtëpi që t’u shohë gjendjen e banesave.
LULJETA NDOKA
