Komisioni i Venecias, autoritetet ta rishikojnë ligjin e gjuhëve

07.12.2019 13:05

Komisioni i Venecies publikoi raportin për përdorimin e gjuhëve...

Komisioni i Venecies publikoi  raportin për përdorimin e gjuhëve. Ai fton autoritetet e Maqedonisë së Veriut të rishqyrtojnë Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve përmes konsultimeve me të gjitha palët e përfshira.

Ekspertët juridikë të Këshillit të Evropës vlerësojnë se ligji i ri e zgjeron dukshëm përdorimin e gjuhës shqipe dhe në shumë aspekte i tejkalon standardet evropiane të përcaktuara me Konventën Kornizë për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare dhe Kartën Evropiane për gjuhët rajonale dhe minoritare.

Komisioni i Venecies, vlerëson se në fusha të caktuara ligji i ri mund të shkojë shumë larg me imponimin e detyrimeve ligjore joreale institucioneve publike, në veçanti në lidhje me përdorimin e gjuhës shqipe në proceset gjyqësore, e shoqëruar me sanksione të ashpra në rast të mosrespektimit dhe mundësinë për ndryshimin e vendimeve gjyqësore, nëse gjatë procedurës ka mungesë përkthimi dhe interpretimi.

Sipas mendimit të Komisionit të Venecies, kjo qasje do të mundet dukshëm ta ngadalësoje funksionimin e të gjithë gjyqësorit, duke rrezikuar shkelje serioze të së drejtës për gjykim të drejtë, të garantuar me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Komisioni nënvizon më tej se Ligji i gjuhës nuk është preciz dhe cilat dispozita vlejnë vetëm për shqipen, e cilat, edhe për gjuhët e tjera të komuniteteve. Rrekomandon autoritetet  e vendit për braktisjen e dispozitave në lidhje me dygjuhësinë në procedurat gjyqësore. Gjithashtu, rekomandon detyrimin që të përdoret  gjuha shqipe në komunikimin e brendshëm dhe ndëristitucional midis nëpunësve shtetërorë, të kufizohet në komunikimet zyrtare të shkruara ose të shtyhet derisa zbatimi i duhur i kësaj dispozite të jetë real. Komisioni vlerëson se gjobat për mosrespektim të ligjit janë të larta dhe duhen të zbuten.