VMRO-DPMNE, pushteti e Ruskovska po e zvarrisin rastin “Zhvatje”

07.12.2019 13:24

VMRO-DPMNE përmes një komunikate me shkrim....

VMRO-DPMNE përmes një komunikate me shkrim akuzon se pushteti dhe prokurorja Ruskovska po e zvarrisin procedurën për rastin “Zhvatja”.

Nga VMRO-DPMNE pyesin se ku ka përfunduar çanta prej 1.5 milionë eurove, a është financuar fushata e LSDM-së dhe e Pendarovskit me këto para,  cilët biznesmenë kanë qenë viktima dhe sa para gjithsej janë marrë si haraç.

“Pushteti po fsheh diçka. Çfarë ka kërkuar ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në një nga takimet mes Boki 13 dhe viktimës?”, pyesin nga VMRO. Nga kjo parti poashtu theksojnë se Janeva nuk ka marrë 50.000, por 350.000 euro dhe se çanta ka udhëtuar nëpër shumë lokacione.

“Ruskovska ikë nga e vërteta. Për arsye se nuk dëshiron të hetojë se ku ka shkuar çanta. Ruskovska po e zvarrit hetimin për shkak se e  din se pas ‘haraçit’ qëndrojnë krerët në pushtet”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.