Botë

Kerry dhe Abbas: Gaza ka nevojë për furnizim me ndihma humanitare

24.09.2014 15:08

Gaza ka nevojë për furnizim me ndihma humanitare për ndërtimin e saj. Kështu janë shprehur njëzëri gjatë një takimi sekretari amerikan i shtetit...

Gaza ka nevojë për furnizim me ndihma humanitare për ndërtimin e saj. Kështu janë shprehur njëzëri gjatë një takimi sekretari amerikan i shtetit, John Kerry dhe presidenti palestinez, Mahmoud Abbas. 
 
Sipas një funksionari të departamentit të shtetit, Abbas dhe Kerry theksuan rëndësinë që ka furnizimi me ndihma, ndërkohë që 50 ditë luftë me Izraelin shkatërruan shumë banesa dhe infrastruktura në këtë territor të mbipopulluar.
 
Takimi mes Kerry-t dhe Abbas-it u mbajt para mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
 
Disa liderë palestinezë theksuan se Mahmud Abbas kishte për qëllim të propozonte një afat fiks prej tre vitesh, për t’i dhënë fund pushtimit izraelit dhe krijimit të një shteti palestinez.